Transporti urban në Shkodër është pajisur së fundmi me një shërbim digjital, që u mundëson qytetarëve të kontrollojnë vendndodhjen e autobusëve përmes aplikacionit Lviz.al. Por sa njihet ky shërbim nga udhëtarët? Për ta kuptuar, pyetëm qytetarët në stacionet e autobusëve.
Platforma online Lviz.al, e prezantuar pak ditë më parë për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve me transportin urban në Shkodër, ende nuk duket se ka gjetur përdorim të gjerë mes udhëtarëve të intervistuar. Ndonëse kanë dëgjuar për ekzistencën e saj, mungesa e informacionit mbi mënyrën e funksionimit bën që të mos e përdorin në përditshmëri.
Përtej mundësive që ofron teknologjia, përvoja e qytetarëve të intervistuar nxjerr në pah nevojën për më shumë informim mbi përdorimin e platformës, në mënyrë që ky shërbim të jetë realisht i dobishëm për ata që udhëtojnë çdo ditë me autobusët urbanë.
