Monodrama “Qeni”, me interpretimin e aktores së njohur Marjeta Ljarja, ishte shfaqja që u prezantua në natën e dytë të festivalit teatror “Gjegju Fest”, në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

E shkruar në vitin 2022 nga autori Naun Shundi, kjo vepër rikthen në skenë aktoren Marjeta Ljarja përmes një historie që përcjell mesazhe dashurie, besnikërie dhe mirëkuptimi mes njeriut dhe mikut të tij më besnik, qenit.

Për aktoren e njohur, interpretimi në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër ka sjellë emocione të veçanta, duke e rikthyer përballë publikut përmes një roli që ndërthur ndjeshmërinë njerëzore me dashurinë për kafshët.

Festivali teatror “Gjegju Fest”, që po zhvillon edicionin e tij të dytë, do të vijojë edhe në netët e ardhshme me shfaqje të tjera në skenën e teatrit “Migjeni”, duke sjellë për publikun shkodran interpretime dhe krijime të ndryshme teatrore.