Një ditë para transfertës ndaj Laçit, Vllaznia synon të lërë pas rezultatet e para të sezonit dhe të kërkojë fitoren në një fushë që pritet të jetë e vështirë. Mbrojtësi Erdenis Gurishta vlerëson kundërshtarin kurbinas, pavarësisht se Laçi është rikthyer këtë edicion në Abissnet Superiore.

Ndërkohë, te kuqeblutë duket se mbetet ende i freskët zhgënjimi për mënyrën se si u mbyll sezoni i kaluar. Gurishta iu rikthye humbjes së titullit dhe vendimeve të arbitrimit në fazën “Final 4”, të cilat vijojnë të diskutohen nga shkodranët.

Vllaznia udhëton drejt Laçit me objektivin për të marrë rezultat pozitiv dhe për të ndryshuar ritmin në kampionat. Sfida Laçi–Vllaznia luhet të dielën në orën 16:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e RTSH.