Situata në Bardhaj–Myselim gjatë ditës së sotme paraqitet më e përmirësuar. Vatra vijon aktive në sipërfaqen pyjore, por aktualisht rreziku për banesat është shmangur. Banorët tregojnë se kanë kaluar një natë të vështirë, por kanë pasur praninë e forcave në terren në çdo moment.
Rreth 15 banesa ndodhen pranë vatrës më të afërt të zjarrit. Paraprakisht mendohet se janë djegur rreth 10 Ha sipërfaqe, kryesisht me shkurre dhe pyje halore rreth 40-vjeçare.
Sipas Prefekturës së Qarkut Shkodër, situata vijon të monitorohet. Vatra zjarri janë regjistruar edhe në zona të tjera të qarkut. Në Bërdicë zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa situata mbetet problematike në Mnelë të Madhe të Vaut të Dejës dhe në Malin e Tërbunit në Pukë. Forcat zjarrfikëse, Emergjencat Civile, Shërbimi Pyjor dhe strukturat e tjera vijojnë punën për shuarjen e vatrave aktive.
