Vllaznia është ende në fazën e ndërtimit dhe skuadrës i duhet kohë për të gjetur harmonizimin e duhur. Kështu e sheh ekipin kuqeblu Florind Bardulla, i cili vlerëson se trajneri Edi Martini ka në dispozicion alternativa të mjaftueshme për të ndërtuar formacionin.

Sipas Bardullës, një vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet edhe futbollistëve të rinj. Ai mendon se talentet që vijnë nga akademia duhet të marrin më shumë minuta dhe hapësira në ekipin e parë.

Pas javëve të para të kampionatit, Vllaznia vijon punën për të gjetur vazhdimësinë në lojë dhe rezultate. Kuqeblutë tashmë e kanë vëmendjen te java e katërt e Abissnet Superiores, ku do të udhëtojnë drejt Laçit për t’u përballur me skuadrën kurbinase.