Procesi i vetingut në drejtësi ka ndikuar edhe në gjykimin e çështjeve civile në Gjykatën e Shkodrës. Sipas kryetarit të Dhomës së Avokatisë Shkodër, Anton Kosteri, efektet janë ndier veçanërisht në shkallën e parë.

Por problematika më e madhe, sipas Kosterit, lidhet me çështjet që kalojnë në apel dhe shqyrtohen në Tiranë. Kjo situatë krijon vështirësi për avokatët dhe qytetarët që duhet të ndjekin proceset gjyqësore jashtë Shkodrës.

Ndërkohë, e lartë mbetet edhe ngarkesa e punës për avokatët. Mesatarisht, një avokati i duhet të përballojë nga 100 deri në 300 çështje në vit. Vonesat në gjykime dhe shqyrtimi i çështjeve të apelit në Tiranë mbeten ndër shqetësimet kryesore për funksionimin e drejtësisë.