Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Lëpushë, në Kelmend të Malësisë së Madhe, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 10:52 është marrë njoftimi se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, dyshohej se kishte rënë në një humnerë.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Pavarësisht ndërhyrjes dhe veprimeve të kryera, 40-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.
Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
