Vllaznia po vijon përgatitjet për sezonin e ri të “Abissnet Superiore”, me stafin teknik që po punon për të konsoliduar skuadrën përpara nisjes së kampionatit. Kuqeblutë kanë zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore, të cilat kanë shërbyer për të testuar gjendjen e ekipit dhe alternativat në dispozicion.

Trajneri i AF Vllaznia U-19, Haris Lika, vlerëson pozitivisht paraqitjen e skuadrës shkodrane në këtë fazë përgatitore. Sipas tij, Vllaznia po shfaq sinjale të mira në prag të sezonit të ri.

Lika ndalet edhe te rivaliteti që pritet të ketë kampionati, duke analizuar Vllazninë në raport me skuadrat e tjera të Superiores. Gara pritet të jetë e fortë, ndërsa kuqeblutë synojnë të jenë konkurrues dhe të luftojnë për objektivat sezonalë.

“Abissnet Superiore” do të nisë më 22 gusht, ndërsa Vllaznia do ta hapë sezonin përballë Skënderbeut në stadiumin “Loro Boriçi”.