Shkodra po përgatitet të mirëpresë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të kësaj vere. Më 7 dhe 8 gusht, DUA Fest rikthehet me dy netë të mbushura me muzikë, energji dhe emocione, ku në skenë do të performojnë disa prej artistëve më të njohur shqiptarë.

Organizatorët kanë hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjeve dhe bëjnë të ditur se gjithçka është drejt përfundimit për pritjen e mijëra spektatorëve nga Shqipëria dhe rajoni. Festivali pritet të sjellë një produksion të nivelit të lartë, performanca të veçanta dhe një atmosferë festive që do ta kthejë Shkodrën në qendrën e argëtimit për dy netë me radhë.

Në sfondin e Kalasë së Rozafës dhe pranë lumenjve Drin e Bunë, DUA Fest synon t’u ofrojë pjesëmarrësve një përvojë të veçantë, ku muzika, natyra dhe historia e Shkodrës ndërthuren në një spektakël veror.

Festivali do të zhvillohet më 7 dhe 8 gusht, duke sjellë në qytet artistë, vizitorë dhe adhurues të muzikës nga zona të ndryshme të vendit dhe rajonit.