Sheshi i Zdrales në Shkodër u mbush me buzëqeshje, ngjyra dhe energjinë e dhjetëra fëmijëve, të cilët morën pjesë në festën përmbyllëse të kampit veror “I Buzëqeshim Verës”.
Pas një vere të mbushur me aktivitete, lojëra dhe eksperienca të ndryshme, fëmijët festuan së bashku në një atmosferë argëtuese dhe krijuese. Aktiviteti përfshiu lojëra, performanca dhe kënde të posaçme, duke i dhënë gjallëri një prej hapësirave publike më të frekuentuara të qytetit.
Për fëmijët, kjo ishte një pasdite e veçantë që shënoi përfundimin e kampit veror, gjatë të cilit ata krijuan miqësi të reja dhe përjetuan momente të bukura.
Për rëndësinë e kësaj nisme dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë kampit foli Edita Shoshi, Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkinë Shkodër.
Kampi “I Buzëqeshim Verës” u organizua nga Bashkia Shkodër, me synimin për t’u ofruar fëmijëve një verë aktive, edukative dhe argëtuese, në një mjedis të sigurt dhe gjithëpërfshirës.
