Vllaznia në futbollin e vajzave vijon përgatitjet për pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Kampionet e Shqipërisë zhvilluan një ndeshje miqësore në stadiumin “Loro Boriçi”, ku u përballën me Apoloninë.

Takimi u mbyll me fitoren 3-2 të skuadrës fierake, në një sfidë që i shërbeu stafit teknik për të vlerësuar gjendjen e ekipit dhe për të evidentuar aspektet që kërkojnë përmirësim para sfidave europiane.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri Nikolin Leka nuk e fshehu pakënaqësinë për paraqitjen e skuadrës, duke theksuar se ekipi duhet të rrisë nivelin e lojës dhe përqendrimin për të qenë gati për ndeshjet në Ligën e Kampionëve.

Stafi teknik pritet të shfrytëzojë ditët në vijim për të korrigjuar mangësitë e evidentuara në këtë test miqësor, ndërsa Vllaznia synon të bëjë një paraqitje sa më konkurruese në arenën europiane duke përfaqësuar denjësisht futbollin shqiptar.