Për herë të parë, Shkodra u bë mikpritëse e rezidencës ndërkombëtare kinematografike “Kino on the Road”, duke bashkuar për dhjetë ditë 16 kineastë nga shtete të ndryshme. Gjatë kësaj përvoje krijuese, pjesëmarrësit realizuan nëntë filma me metrazh të shkurtër, të frymëzuar edhe nga qyteti dhe atmosfera e tij.
Filmat u shfaqën për publikun në Kinema “Republika”, në një mbrëmje të veçantë projektimesh ku morën pjesë edhe regjisorët dhe aktorët e përfshirë në produksione.
Projekti u realizua në bashkëpunim mes Teatrit “Migjeni” në Shkodër dhe qendrës “Slow Mill” në Milano, duke synuar të krijojë ura bashkëpunimi mes artistëve të rinj dhe profesionistëve të kinemasë.
“Kino on the Road” u ofroi pjesëmarrësve një përvojë të vlefshme profesionale, duke nxitur shkëmbimin e njohurive, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mësimin përmes praktikës në terren.
