Psikologia klinike Loreta Tomaj tregon se gjatë përvojës së saj profesionale është përballur me raste të shumta ku marrëdhëniet e çifteve janë vënë në provë pikërisht gjatë sezonit të verës.
Sipas saj, kur partnerët kalojnë shumë kohë bashkë, pa ruajtur hapësirat personale dhe pa komunikuar në mënyrë të shëndetshme, mosmarrëveshjet bëhen më të shpeshta.
Psikologët këshillojnë që pushimet të shihen si një mundësi për të forcuar marrëdhënien përmes mirëkuptimit, komunikimit dhe respektimit të nevojave të njëri-tjetrit, duke shmangur pritshmëritë e tepruara që shpesh kthehen në burim zhgënjimi.
