Shkrimtari shkodran Xhahid Bushati është shpallur një nga tre fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për Fëmijë 2026, një nismë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit që mbështet botimin e veprave të reja në gjuhën shqipe.

Bushati u vlerësua me dorëshkrimin “Plaku me akullore”, i përzgjedhur nga juria mes projekteve konkurruese. Krahas tij u shpallën fituese edhe Teuta Toska me “Na quajnë motrat Qiriazi” dhe Adelina Mamaqi me “Tregimet e kalendarit”.

Fondi synon të nxisë krijimtarinë origjinale për fëmijë, duke u dhënë autorëve mundësinë që dorëshkrimet e tyre të botohen dhe të pasurojnë fondin e letërsisë shqipe për lexuesit e vegjël.