Situata shëndetësore te fëmijët paraqitet më e mirë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mjekja pediatre Manjola Shpori thotë se aktualisht numri i vizitave luhatet nga 50 deri në 60 në ditë.

Pavarësisht situatës pozitive, mjekja u bën apel prindërve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjeve te fëmijët. Sipas saj, në rastet kur simptomat përkeqësohen apo kërkojnë trajtim të specializuar, fëmijët duhet të dërgohen në kohë në spital.

Gjatë ditëve të nxehta të verës, prindërit këshillohen të kujdesen veçanërisht për hidratimin, ushqimin dhe shmangien e ekspozimit të zgjatur të fëmijëve në temperatura të larta.