Thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” u dëgjuan sërish në rrugët e Shkodrës gjatë protestës së zhvilluar pasditen e së dielës. Tubimi nisi nga sheshi “Isa Boletini”, një vendndodhje e re për organizatorët, ndërsa pjesëmarrësit mbanin veshje me simbole kombëtare dhe pankarta kundër klasës politike.
Më pas, protestuesit marshuan drejt sheshit përpara Bashkisë së Shkodrës, ku vijuan me thirrje kundër korrupsionit, largimit të intelektualëve dhe të rinjve nga vendi, si dhe fenomeneve të tjera që, sipas tyre, po dëmtojnë shoqërinë shqiptare.
Pjesëmarrësit kërkuan ndryshim të situatës politike dhe sociale, ndërsa deklaruan se protestat do të vijojnë sërish në të ardhmen.
