Në kuadër të programit “Summer EduLabs 2026”, ka nisur në Shkodër kursi i dizajnit floral, një aktivitet që synon të zhvillojë kreativitetin dhe aftësitë artistike të të rinjve. 

Kursi drejtohet nga Romina Gjeluci, e cila angazhon të rinjtë në punë praktike dhe përcjell njohuri mbi dizajnin floral. 

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit njihen me teknikat bazë të krijimit të kompozimeve me lule dhe elementët kryesorë të këtij arti.

Aktiviteti është pjesë e nismave verore të Bashkisë Shkodër për të ofruar mundësi edukimi dhe zhvillimi për të rinjtë.