Bashkia Shkodër dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” kanë nisur bashkëpunimin për përmirësimin e kushteve në godinat universitare. Kryetari i Bashkisë, Benet Beci, së bashku me rektoren Prof. Dr. Blerta Dragusha, inspektuan nga afër ambientet ku do të ndërhyhet për të vijuar procesin e rehabilitimit të hapësirave në funksion të studentëve dhe pedagogëve.
Sipas Becit, ndërhyrjet synojnë rikthimin e mjediseve universitare në shërbim të komunitetit akademik, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor dhe punës së stafit.
Kryebashkiaku theksoi se ky bashkëpunim mes Bashkisë Shkodër dhe Universitetit do të vijojë edhe në të ardhmen, me synimin për ta bërë institucionin një hapësirë gjithnjë e më dinjitoze dhe funksionale për studentët dhe pedagogët.
