Kërkimi shkencor mbi trashëgiminë kulturore po merr një mbështetje të re përmes granteve të dedikuara për Parkun Arkeologjik të Butrintit. Nisma synon të inkurajojë studiuesit dhe kërkuesit shkencorë të zhvillojnë projekte që kontribuojnë në njohjen dhe ruajtjen e një prej pasurive më të rëndësishme arkeologjike të vendit.

Kontribut në këtë projekt pritet të ketë edhe Universiteti “Luigj Gurakuqi”. Nisma vlerësohet si një mundësi e rëndësishme për përfshirjen e studiuesve në projekte kërkimore me ndikim në fushën e trashëgimisë kulturore.

Grantet kërkimore synojnë të mbështesin studime cilësore mbi Parkun Arkeologjik të Butrintit, duke nxitur bashkëpunimin mes institucioneve akademike dhe ekspertëve të trashëgimisë kulturore.