Vllaznia po vijon përgatitjet dhe angazhimet në arenën europiane, por merkatoja verore ka sjellë ndryshime të rëndësishme në përbërjen e skuadrës. Sipas trajnerit të futbollit, Samuel Nikaj, largimi i disa lojtarëve titullarë ka ndikuar në cilësinë e ekipit, duke e bërë Vllazninë më pak të fortë krahasuar me sezonin e kaluar.
Nikaj u ndal edhe te paraqitja e kuqebluve në sfidën e parë ndaj Malishevës në stadiumin “Loro Boriçi”, duke analizuar lojën e zhvilluar dhe elementët që sipas tij duhet të përmirësohen në ndeshjen e kthimit.
Vllaznia e nisi me fitore aventurën në Ligën e Konferencës, pasi mposhti Malishevën me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues. Ky sukses i jep avantazh skuadrës shkodrane përpara takimit të kthimit dhe mban të hapura shpresat për kualifikimin në raundin e dytë të kompeticionit europian.
