Vera është një nga periudhat më të përshtatshme për të praktikuar jogën në natyrë. Ky aktivitet po tërheq gjithnjë e më shumë njerëz që kërkojnë të kujdesen për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
Ekspertja e aktivitetit fizik, Kelima Alijaj, thotë se joga sjell përfitime si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë psikologjik. Sipas saj, në ritmin e shpejtë të jetës së përditshme është e rëndësishme t’i kushtojmë më shumë kohë vetes.
Alijaj shton se joga mund të praktikohet në çdo kohë dhe nga çdo grupmoshë, ndërsa efektet pozitive nuk vonojnë të shfaqen.
Joga mbetet një nga aktivitetet më të rekomanduara për të ruajtur ekuilibrin mes trupit dhe mendjes.
