Në festën e Shenjtorëve Pjetër dhe Pal, në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër u kremtua 25-vjetori i meshtarisë së 6 meshtarëve të Kishës Katolike: Dom Vlash Palaj, Fr. Ndue Toplana OFM, Fr. Bec Pecaj OFM, Dom Viktor Dedaj dhe Dom Martin Jaku, Fr. Gazmend Tinaj.

Kremtimi u drejtua nga Arqipeshkvi i Shkodër–Pultit, Imzot Giovanni Peragine, i cili në ligjërimin e tij vlerësoi rrugëtimin 25-vjeçar të meshtarëve, duke theksuar se shërbesa e tyre është dëshmi e besnikërisë ndaj thirrjes së Zotit dhe e përkushtimit të vazhdueshëm në shërbim të Kishës dhe komunitetit të besimtarëve.

Në meshën solemne morën pjesë besimtarë të shumtë, familjarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të klerit, të cilët u bashkuan në lutje dhe falënderim për shërbimin 25-vjeçar të pesë meshtarëve.