Banorët e Rrjollit u mblodhën sërish në protestë kundër projektit për ndërtimin e resortit turistik në zonë, duke kundërshtuar vijimin e punimeve dhe duke kërkuar zgjidhje për çështjen e pronësisë së tokave.
Të veshur me simbole kombëtare dhe pankarta me thirrje për drejtësi, protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj projektit dhe drejtuan akuza edhe ndaj klasës politike, duke kërkuar mbrojtjen e pronës dhe zbatimin e ligjit.
Protesta u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa incidente. Në terren ishin të pranishme forca të Policisë së Shtetit dhe asaj private, të cilët ruanin perimetrin e kantierit të ndërtimit. Protestuesit përsëritën se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe se do të vijojnë reagimet deri në zgjidhjen e çështjes së pronësisë.
