Temperaturat e larta dhe fundjava kanë sjellë shumë pushues në plazhin publik të Bashkisë në Velipojë. Familje, të rinj dhe turistë kanë zgjedhur të kalojnë ditën pranë detit, duke shfrytëzuar hapësirat publike.
Pushuesit, kryesisht nga Shkodra, Tirana dhe Kosova, vlerësojnë kushtet, shërbimet dhe çmimet e përballueshme që ofron plazhi publik. Përveç plazhit, interes të madh po zgjojnë edhe sportet ujore, të cilat janë kthyer në një nga atraksionet kryesore për vizitorët.
Megjithëse shprehen të kënaqur, disa pushues kërkojnë më shumë kujdes për pastërtinë, veçanërisht në ditët kur numri i vizitorëve është më i lartë.
Velipoja vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit gjatë sezonit veror, ndërsa fundjavat sjellin fluksin më të madh të vizitorëve.
