Shkodra konsiderohet ndër qendrat më të rëndësishme të publicistikës shqiptare, duke u dalluar për traditën e pasur të periodikëve që botoheshin në qytet falë angazhimit të intelektualëve, shkrimtarëve dhe personaliteteve të njohura të kohës. Qyteti ka nxjerrë ndër vite një numër të konsiderueshëm gazetash dhe revistash që kanë luajtur rol të rëndësishëm në jetën kulturore, shoqërore dhe kombëtare të vendit.  

Realiteti i sotëm paraqitet krejt ndryshe sipas studiuesit. Numri i botimeve periodike është zvogëluar ndjeshëm, ndërsa tregu mediatik lokal është varfëruar krahasuar me traditën e dikurshme.

Edhe pse teknologjia dhe mediat online kanë ndryshuar mënyrën e informimit, studiuesit vlerësojnë se ruajtja e traditës së publicistikës dhe nxitja e botimeve cilësore mbeten të rëndësishme për jetën kulturore dhe intelektuale të qytetit.