Vllaznia ka zyrtarizuar rikthimin e mbrojtësit Herald Marku për sezonin 2026-2027, duke forcuar repartin defensiv me një futbollist që njeh mirë ambientin kuqeblu dhe historinë e klubit shkodran.

Lajmi është bërë publik nga klubi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se Marku rikthehet në shtëpi pas pesë vitesh, aty ku më parë ka ngritur edhe Kupën me fanellën e Vllaznisë.

Sipas njoftimit të klubit, futbollisti rikthehet me një objektiv të qartë: fitimin e titullit kampion. Vllaznia vazhdon kështu lëvizjet në merkato, pas konfirmimeve dhe afrimeve të fundit, në përpjekje për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ri.

“Një rikthim në shtëpi. Një emër që e njeh mirë peshën e kësaj fanele. Herald Marku rikthehet te Vllaznia për sezonin 2026-2027. Sot rikthehet me një objektiv të qartë: Titullin kampion”, shkruan klubi kuqeblu.

Me eksperiencën e fituar gjatë viteve të fundit dhe njohjen e ambientit shkodran, Herald Marku pritet të jetë një nga elementët e rëndësishëm në projektin e Vllaznisë për rikthimin te trofetë.

Postimi i KF Vllaznia në rrjetet sociale

🔴🔵 𝐇𝐄𝐑𝐀𝐋𝐃 𝐌𝐀𝐑𝐊𝐔 𝐕𝐈𝐒𝐇𝐄𝐓 𝐊𝐔𝐐 𝐄 𝐁𝐋𝐔

Një rikthim në shtëpi.
Një emër që e njeh mirë peshën e kësaj fanelle.

Herald Marku rikthehet te Vllaznia për sezonin 2026–2027, aty ku 5 vite më parë ngriti Kupën me ngjyrat kuq e blu.

Sot rikthehet me një objektiv të qartë: Titullin kampion.
🏆

Mirë se u riktheve në shtëpi, Herald!
❤️💙

#ForcaVllaznia #KuqEBlu