Mbrëmjen e së shtunës, Galeri “Oda” në Shkodër hapi ekspozitën personale “Zëri i ngjyrës” të piktorit Bashkim Mexhiti, një prej emrave të njohur të artit bashkëkohor shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Ekspozita solli para publikut shkodran një përzgjedhje veprash që pasqyrojnë krijimtarinë dhe përvojën e gjatë artistike të Mexhitit. Ai është ndër themeluesit e Fakultetit të Arteve në Universiteti i Tetovës dhe prej dekadash kontribuon si pedagog dhe profesor i artit.
Gjatë karrierës së tij, Mexhiti ka marrë pjesë në dhjetëra ekspozita personale dhe kolektive brenda dhe jashtë vendit, me prezantime në qytete si Paris, Berlin, New York dhe Zagreb.
Ekspozita “Zëri i ngjyrës” fton publikun në një dialog me ngjyrën dhe formën, duke ofruar interpretime të ndryshme për secilin vizitor.
Prej vitesh, Galeri “Oda” është kthyer në një hapësirë të rëndësishme për promovimin e artit bashkëkohor, duke sjellë në Shkodër artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të rajonit. Kjo ekspozitë forcon edhe më tej rolin e saj si një urë e rëndësishme e shkëmbimit kulturor.
