Biblioteka e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mirëpriti aktivitetin letrar “Dialog poetik me Rozafa Shpuzën”, kushtuar vëllimit poetik “Vetimat e shuejnë inatin n’ Bunë”. Studentë, pedagogë dhe dashamirës të letërsisë u bënë pjesë e këtij takimi, ku u diskutua mbi krijimtarinë dhe botën poetike të autores shkodrane.
Vetë poetja Rozafa Shpuza ndau emocionet dhe lidhjen e saj të veçantë me Shkodrën, frymëzim i pranishëm në shumë prej vargjeve të librit të saj.
Autorja ka edhe një falënderim të veçantë për Universitetin e Shkodrës për organizimin e këtij aktiviteti dhe mbështetjen ndaj promovimit të letërsisë.
Takimi u organizua me pjesëmarrjen e pedagogëve dhe klubeve studentore “Ernest Koliqi” dhe “Arshi Pipa”, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë mes autores dhe lexuesve të saj. Aktiviteti u kthye në një promovim të vlerave poetike dhe të lidhjes së fortë që krijimtaria e Rozafa Shpuzës ruan me Shkodrën dhe identitetin e saj kulturor.
