Kapitenia e Vllaznisë në futboll për femra, Megi Doçi, ka reaguar me tone të forta pas fitimit të titullit të 13-të radhazi kampion, duke ngritur shqetësime për mungesën e mbështetjes ndaj ekipit të vajzave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo falënderoi skuadrën dhe tifozët, por kritikoi institucionet dhe vëmendjen e ulët që sipas saj i kushtohet futbollit të femrave në Shqipëri.
Në reagimin e saj, Doçi ironizoi faktin që ndeshjet zhvillohen në temperatura të larta dhe se vlerësimi për ekipin mbetet minimal, ndërsa nuk munguan as komentet për mungesën e pranisë së tifozëve dhe mbështetjes reale nga drejtuesit e Federatës. Ajo përmendi edhe “shpërblimin” simbolik nga Bashkia të ekipit pas triumfit, duke shkruar se skuadra mori vetëm nga një shishe ujë për person.
Statusi i plotë i futbollistes Megi Doçi në Facebook
Long way for this… It was worth it! 🦁
13 in a row… we keep bringing it home. 🏠🏆
Faleminderit tifozëve të Vllaznisë për mbështetjen, që krenohen me ne vetëm kur humb ekipi i djemve. Shprehja “jemi në borxh ndaj këtyre vajzave” dëgjohet shpesh, por nuk duken askund në horizont, edhe pse hyrja është FALAS.
Faleminderit Federatës për vlerësimin maksimal që na jep çdo vit — nga oraret e ndeshjeve në pikun e vapës, deri te kupat e medaljet që mezi i mbijetojnë ceremonisë së ndarjes se te vlera që kanë spo futem fare …
Faleminderit edhe të ashtuquajturve deputetë, që vijnë, mbajnë ndonjë fjalim mbështetës, bëjnë disa foto e video për rrjetet sociale dhe largohen…
Aaa, po se desh harrova...
Falënderimi më i veçantë shkon për Kryetarin e Bashkisë Shkodër për premion që i dha ekipit: nga një shishe ujë pa gaz për person. 👏
Once I’m elected… I will become vegetarian. 😉
📸 @mikelthepina
