Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Bashkia Shkodër ka përuruar kopshtin e rikonstruktuar “1 Qershori”, një investim që sjell ambiente moderne dhe më të sigurta për fëmijët e qytetit.

Pas ndërhyrjes rikonstruktuese, kopshti tashmë ofron kushte më të mira për edukimin dhe zhvillimin e të vegjëlve, me hapësira të përshtatura sipas standardeve bashkëkohore. Në ceremoninë e përurimit ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturën arsimore dhe krijimin e ambienteve dinjitoze për fëmijët dhe stafin edukativ.

Ky investim është pjesë e fokusit të Bashkisë Shkodër për përmirësimin e institucioneve arsimore dhe krijimin e kushteve më të mira për brezin e ri.