Në sallën “Kardinal Mikel Koliqi” u mbajt ceremonia përmbyllëse e edicionit të dytë të panairit “Libri të ban të lirë”, organizuar nga Famullia “Zoja e Shkodrës”. Aktiviteti u mbyll me ndarjen e çmimeve për autorë dhe studiues të ndryshëm ndërsa 20 Shtëpi Botuese me mbi 1 mijë tituj librash u bënë pjesë e panairit.

Çmimi “Romani më i mirë” iu dha shkrimtarit Ridvan Dibra për veprën “Triumfi i dytë i Gjergj Elez Alisë”.

“Studimi më i mirë” u shpall ai i Romeo Gurakuqit me veprën “Shqipëria në Luftën e Madhe”.

“Përkthimi më i mirë” u shpall vepra “Portokalli me kurdisje” nga Durim Taçi.

Me “Mirënjohje” u nderua Luçia Zorba për librin “Veç drita s’paska mbarim”.

Panairi zgjati tre ditë dhe u ndoq nga lexues, autorë dhe qytetarë të interesuar.