Rezultatet e fundit zhgënjyese të Vllaznisë në “Abissnet Superiore” lidhen me disa faktorë kryesorë sipas trajnerit të futbollit, Ersi Çaku. Ai thekson se mungesat në skuadër, lodhja nga një kampionat i gjatë si dhe presioni psikologjik kanë ndikuar dukshëm në rënien e rezultateve të kuqebluve në fazën “Final 4”.
Ndërkohë, Çaku shprehet kundër formulës “Final 4” për përcaktimin e skuadrës kampione, duke argumentuar se renditja e sezonit të rregullt duhet të ketë më shumë peshë në shpalljen e fituesit të titullit.
Dy sfidat e fundit të fazës “Final 4” në “Abissnet Superiore” janë Vllaznia-Elbasani dhe Egnatia-Dinamo City, takime që do të vendosin fatin e titullit kampion të këtij sezoni.
