Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt një Shoqërie Inteligjente: Sfidat dhe Mundësitë”, të organizuar në Gjakovë nga Universiteti “Fehmi Agani”. Konferenca mblodhi akademikë, studiues dhe studentë nga vende të ndryshme.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe studentë nga Shkodra, të cilët prezantuan punimet e tyre shkencore në sesionet tematike të konferencës. Për kontributin dhe angazhimin e tyre, ata u vlerësuan me “Çmimin e Ekselencës”.

Admir Dahati, student i vitit të tretë në degën e Psikologjisë, foli edhe për përvojën e tij gjatë viteve të studimit në Universitetin e Shkodrës dhe mundësitë që i janë krijuar për t’u përfshirë në aktivitete akademike dhe kërkimore.

Pjesëmarrja në këtë konferencë konsiderohet një tjetër mundësi për Universitetin e Shkodrës për të forcuar bashkëpunimin akademik dhe për të qenë pjesë e aktiviteteve ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor.