Teatri “Migjeni” në Shkodër mirëpriti shfaqjen “Gomerët e Trojeve”, një komedi e errët me autor dhe regjisor Genti Bejko, e cila solli për publikun një ndërthurje mes antikitetit dhe aktualitetit përmes humorit, ironisë dhe satirës sociale.
Regjisori Gent Bejko u shpreh se mesazhet që përcjell kjo vepër janë të rëndësishme për mënyrën se si teatri lidhet me realitetin dhe shoqërinë, duke përdorur komedinë si formë reflektimi për publikun.
Edhe aktorët e shfaqjes vlerësuan eksperiencën dhe angazhimin e tyre në këtë komedi, e cila sjell personazhe dhe situata plot ironi e grotesk.
Komedia “Gomerët e Trojeve” do të vijojë edhe me një tjetër natë në skenën e Teatrit “Migjeni”, duke sjellë sërish për publikun shkodran humor dhe reflektim përmes artit skenik.
