Kur mbeten edhe pak ditë nga mbyllja e sezonit në Abissnet Superiore, trajneri i futbollit Arbër Shytani analizon situatën që po kalon Vllaznia, duke theksuar se ekipet e kreut kanë shfaqur shumë luhatje, sidomos në javët e fundit të kampionatit.
Sipas Shytanit, nëse skuadra shkodrane nuk arrin të fitojë titullin kampion, sezoni do të konsiderohej zhgënjyes për tifozët kuqeblu. Megjithatë, ai e vlerëson si pozitive sigurimin e pjesëmarrjes në kupat e Europës edhe për sezonin e ardhshëm.
Trajneri ndalet edhe te aspekti psikologjik, duke e konsideruar eliminimin nga kupa ndaj Dinamo City si pikën që ndikoi më shumë në rënien e ekipit në javët e fundit.
Ndeshjet përmbyllëse të “Final 4” do të luhen më 31 maj në orën 19:00, ku Vllaznia përballet me Elbasanin ndërsa Egnatia sfidon Dinamo City.
