Në famullinë e Shën Mëhillit në Pentar u kremtua Mesha e Shenjtë në nder të At Nikollë Kolajt, fratit me famë shenjtërie, ndërsa pas 70 vitesh, me iniciativën e famullitarit Dom Dritan Ndoci, janë gjetur eshtrat e fratit të Pentarit. Besimtarë të shumtë morën pjesë në këtë meshë përkujtimore, e cila u zhvillua aty ku At Nikollë Kolaj kreu shërbesën dhe kaloi ditët e fundit të jetës së tij.
Banorët e zonës dëshmojnë se At Nikollë Kolaj ka lënë pas një histori të lidhur me besimin dhe mrekullitë. At Nikollë Kolaj shërbeu për shumë vite në famullinë e Pentarit, duke u kthyer në një figurë të dashur për komunitetin.
