Në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” u zhvilluan finalet e volejbollit në kuadër të aktivitetit “Shkodra Youth Cup 2026”, një kompeticion që mblodhi të rinj, nxënës dhe sportdashës në një atmosferë festive dhe plot energji sportive.
Specialistja e Sektorit të Rinisë dhe Sporteve në Bashkinë Shkodër, Loreta Çermeli, u shpreh se ky aktivitet i shërben aktivizimit të të rinjve dhe promovimit të sportit si një mënyrë për t’i afruar ata më shumë me jetën komunitare dhe aktivitetet pozitive.
Finalet e vajzave dhe djemve u ndoqën me interes nga publiku, ndërsa organizatorët e konsiderojnë “Shkodra Youth Cup 2026” një aktivitet të rëndësishëm për nxitjen e talenteve të reja dhe forcimin e kulturës sportive në qytet.
