Në stadiumin “Loro Boriçi” ka startuar kampionati botëror i atletikës për veteranë, pjesë e turit prestigjioz “EMA League 2026”, ku marrin pjesë rreth 400 atletë nga 40 shtete të botës. Aktiviteti ka sjellë në Shkodër sportistë me përvojë dhe emra të njohur të atletikës masters, ndërsa pritshmëritë janë të larta edhe për thyerje rekordesh botërore gjatë garave.

Sipas Bektashit, aktivitete të tilla ndikojnë drejtpërdrejt edhe në zhvillimin e turizmit sportiv, pasi sjellin në Shkodër atletë, trajnerë dhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës, duke promovuar qytetin dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Kjo është hera e tretë që një aktivitet i kësaj natyre zhvillohet në Shqipëri, ndërsa këtë vit pjesëmarrja konsiderohet ndër më të lartat, me sportistë nga Europa dhe vende të tjera të botës që do të garojnë në disiplinat e atletikës.