Shkodra, për historinë dhe trashëgiminë që mbart, mund të ketë një rrjet më të gjerë muzeor sipas arkitektit Zef Çuni ndërsa nuk bie dakord me idenë e kthimit të godinës së Bashkisë në muze.
Sipas tij, banesa “Oso Kuka” nuk i plotëson hapësirat për të qenë Muze Historik, por mund të funksionojë si muze etnografik. Ai kujton edhe projektin për Muzeun e Kështjellës, ku morën pjesë ekspertë të shumtë asokohe.
Bashkia e Shkodrës parashikon në projektet e ardhshme krijimin e një rrjeti muzeal të integruar, ku muzeumet, galeritë, itineraret urbane dhe hapësirat publike të lidhen me njëra-tjetrën për ta kthyer qytetin në një “muze të hapur”.
