E frymëzuar nga motivet e Shkodrës, bukuritë dhe arti i qytetit, pedagogia dhe artistja Erëmirë Jahja ka çelur ekspozitën personale “Motiv i qytetit tim, arti si urë mes brezave dhe kohëve”, duke sjellë për publikun rreth 20 punime artistike të realizuara ndër vite.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, ambientet e Muzeut Historik të Shkodrës u kthyen në një hapësirë arti ku veprat e ekspozuara sollën pranë publikut elementë të identitetit kulturor shkodran.

Përgjegjësja e Muzeut Historik Shkodër, Majlinda Laçaj, u shpreh se muzeu mbetet një hapësirë ku e shkuara takohet me të tashmen.

Ekspozita u mirëprit nga artdashës, qytetarë dhe të rinj, të cilët patën mundësinë të njihen më nga afër me universin artistik të piktores Erëmirë Jahja.