Në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” u zhvillua takimi i Klubit të Librit “Mësojmë nga e kaluara”, kushtuar librit memuaristik “Nëpër shtigjet e ferrit” të Viktor Martinit. Aktiviteti solli në vëmendje historitë e persekutimit gjatë diktaturës komuniste përmes kujtimeve dhe dokumenteve arkivore.
Përgjegjësja e projekteve në Autoritetin për Informim mbi Dokementet e ish-Sigurimit të Shtetit AIDSSH, Brunilda Çërraga, u shpreh se libri është zgjedhur për vlerën që mbart si dëshmi e vuajtjeve gjatë diktaturës.
Qëllimi i aktivitetit ishte afrimi i të rinjve me historinë përmes fateve njerëzore dhe materialeve autentike të kohës.
Në takim u theksua rëndësia e nismave për ruajtjen e kujtesës historike dhe ndërgjegjësimin e brezave të rinj.
