“Shqipëria Veriore (1878-1918) dhe Impakti i Fuqive Evropiane”, një botim që përmbledh kumtesat e konferencës shkencore ndërkombëtare të zhvilluar në tetor të vitit 2024, u promovua së fundmi në mjediset e Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Botimi sjell studime dhe analiza mbi zhvillimet historike të Shqipërisë Veriore dhe ndikimin që kanë pasur fuqitë evropiane në këtë periudhë të historisë duke hedhur dritë mbi çështje politike, kulturore dhe arsimore të kohës.
Konsulli i Nderit i Austrisë në Shkodër, Gjergj Leqejza, vlerëson bashkëpunimin e vazhdueshëm me universitetin ndërsa studiuesi Nail Draga ndalet tek ndikimi i Austro-Hungarisë në zhvillimin e arsimit shqip.
Promovimi mblodhi akademikë, studiues dhe të ftuar të tjerë, të cilët vlerësuan rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të kujtesës historike përmes botimeve shkencore.
