Interesi për trashëgiminë kulturore shqiptare vijon të rritet, ndërsa Parku Arkeologjik i Shkodrës renditet ndër pesë sitet më të vizituara në vend gjatë muajve janar-prill 2026.

Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, Parku Arkeologjik i Shkodrës ka pritur 33,273 vizitorë, duke regjistruar një rritje prej 87% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Në rang kombëtar, gjatë katër muajve të parë të këtij viti, 219,423 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë sitet e trashëgimisë kulturore shqiptare. Krahasuar me vitin 2023, numri i vizitorëve është rritur me 114%, ndërsa të ardhurat me 142%.

Në listën e pesë siteve më të vizituara kryeson Kalaja e Gjirokastrës me 34,186 vizitorë, ndërsa Parku Arkeologjik i Shkodrës renditet i dyti, duke konfirmuar interesin në rritje për historinë dhe trashëgiminë kulturore të qytetit.