Këngëtari shkodran Alis do të këndojë për Shqipërinë në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovision Song Contest 2026 me këngën “Nan”, një krijim që ka tërhequr vëmendje për mesazhin emocional dhe elementët e traditës shqiptare që përcjell në skenën europiane.
Kompozitori Zef Çoba e konsideron “Nan” një këngë me identitet të fortë shqiptar, që sjell në qendër figurën e nënës dhe vlerat familjare, ndërsa ndërthur motive moderne me frymën e etnosit tonë.
Sipas Çobës, Shqipëria ka pasur ndër vite prezantime dinjitoze në skenën e Eurosong, duke sjellë interpretime që kanë ruajtur origjinalitetin dhe kulturën muzikore shqiptare.
Performanca e Alis në skenën e madhe të Eurovisionit pritet me interes të lartë nga publiku shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Për t’u kualifikuar në finalen e madhe të së shtunës, artisti shqiptar do të ketë nevojë për mbështetjen masive me vota nga diaspora dhe shtetet pjesëmarrëse në konkurs.
