Zyrtarizohet kalendari i “Final 4” për sezonin 2025-2026 në “Abissnet Superiore”, aty ku katër skuadrat më të mira të kampionatit do të duelojnë për titullin kampion në stadiumin “Air Albania”. Vllaznia, Dinamo City, Egnatia dhe Elbasani do të përballen në gjashtë ndeshje vendimtare që premtojnë emocione dhe rivalitet të fortë deri në fund.
Kuqeblutë e Vllaznisë do ta nisin aventurën më 16 maj ndaj Dinamo City, ndërsa më pas do të përballen me Egnatian më 23 maj dhe Elbasanin më 31 maj. Të gjitha sfidat do të luhen në orën 19:00.

Tashmë gjithçka është gati për fazën më të nxehtë të sezonit, aty ku do të vendoset skuadra kampione e Shqipërisë.
