Të gjithë e njohin si “Filja e xhubletave”, gruan nga Kelmendi që prej më shumë se 30 vitesh ia ka kushtuar jetën këtij punimi të rrallë artizanal, të trashëguar nga e ëma.

Çdo xhubletë kërkon një punë të jashtëzakonshme deri në detaje dhe mund të marrë shumë kohë për t’u realizuar. Sipas Files, xhubleta vazhdon të kërkohet shumë edhe sot e kësaj dite.

File Kola kërkon më shumë përkrahje konkrete për dijebërjen e xhubletës. 74-vjeçarja shprehet se çdo xhubletë që ka punuar ndër vite është e veçantë për të, pasi secila mbart histori, emocion dhe shumë mund.