Artisti nga qyteti i “një mbi një dritareve”, Arben Golemi, prezantoi punimet e tij përmes ekspozitës “Ishulli i Pinguinëve”, si personazh i ftuar nga Galeria e Arteve të Shkodrës. Ekspozita përmbledh piktura të realizuara ndër vite, ku autori synon të lërë të lirë interpretimin dhe mendimin e publikut.
Golemi thekson gjithashtu nevojën për zgjerimin e rrjetit të galerive në vend, duke nënvizuar mungesën e një galerie që prezanton artin bohem. Drejtori i Galerisë së Arteve, Fatmir Juka, vlerësoi stilin e Arben Golemit dhe kontributin e tij në pikturën shqiptare.
Ekspozita “Ishulli i Pinguinëve” do të qëndrojë e hapur për dy javë, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen nga afër me universin artistik të piktorit Arben Golemi.
