Rastet e alergjive sezonale janë shtuar në Shkodër gjatë kësaj periudhe. Mjeku alergolog Egir Lezha thotë se gjatë muajit maj, që konsiderohet edhe periudha me më shumë alergji, kryhen rreth 15-20 vizita në ditë. Sipas tij, riniti alergjik po prek të gjitha grupmoshat.
Simptomat më të zakonshme janë teshtimat, bllokimi i hundëve, lotimi i syve, kruajtja dhe vështirësia në frymëmarrje, sidomos në ditët me shumë polene në ajër. Lezha tregon se pacientët duhet të drejtohen tek specialisti kur simptomat bëhen të forta ose zgjasin për një kohë të gjatë.
Sipas të dhënave mjekësore, riniti alergjik prek rreth 10-25% të popullsisë, ndërsa rastet e alergjive janë në rritje vitet e fundit për shkak të ndotjes së ajrit dhe poleneve.
