Qarku i Shkodrës vijon të mbetet një nga zonat më të pasura në vend për sa i përket trashëgimisë natyrore dhe zonave të mbrojtura, të cilat çdo vit tërheqin mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. Menaxhimi i tyre, megjithatë, mbetet një sfidë që kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm mes institucioneve. Këto çështje ishin në fokus të mbledhjes së Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura, ku u diskutua mbi masat për ruajtjen dhe mbrojtjen e pasurive natyrore.
Përmirësimi i infrastrukturës mbetet prioritet edhe për AKZM. Drejtori i AdZM Shkodër, Agim Dardha, thekson se monitorimi i zonave të mbrojtura nuk synon ndëshkimin, por bashkëpunimin me komunitetin.
Interesi për zonat e mbrojtura dhe monumentet natyrore në qarkun e Shkodrës po rritet nga viti në vit, duke e kthyer natyrën në një prej potencialeve më të rëndësishme turistike të veriut të vendit.
