Rezultatet e javëve të fundit kanë nxjerrë në pah një gjendje jo të mirë që po kalon Vllaznia, reflektuar qartë edhe në humbjen 0-2 përballë Bylisit në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë u shfaqën pa qartësi dhe pa reagim, sidomos në pjesën e dytë, duke humbur një tjetër mundësi për të qëndruar në krye të renditjes.

Ndërkohë, java e 35-të vjen shumë shpejt dhe rezervon një nga përballjet më të rëndësishme të kampionatit, klasiken e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë, një sfidë delikate për objektivat e sezonit.

Aktualisht, Vllaznia mban vendin e dytë në renditje, me dy pikë më pak se Elbasani kryesues, ndërsa shpreson në një hap fals të verdhebluve për të rifituar kreun e klasifikimit.